REUTERS: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës në Tiranë
REUTERS: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës në Tiranë Agjencia Reuters e cilëson protestën e studentëve në Tiranë si shpërthimin më të dhunshëm të pakënaqësisë kundër kryeministrit Edi Rama, në një klimë zemërimi në rritje për korrupsionin e perceptuar në nivelet e larta të qeverisjes. Mijëra e mijëra studentë vërshuan në rrugët e Tiranës të mërkurën, duke u vënë flakën një godine qeveritare dhe dy bankave, si dhe duke qëlluar me gurë ndaj policisë, gjatë një proteste kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit. Policia u përgjigj me autobote uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët i vunë flakën godinës së Ministrisë së Arsimit, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe thyen fasadat e bizneseve lokale, siç treguan pamjet e Reuters....
Burimi:
sot.com.al