Reuters jehonë protestës në Tiranë: Studentët shqiptarë protestojnë për arsimin dhe vendet e punës
pamje nga protesta TIRANË-Protesta e studentëve në Tiranë ka bërë jehonë edhe në mediave ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar një raportim protestës së zhvilluar të martën, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit. Në raportim thuhet se protestuesit hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt godinës së ministrisë, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Media ndërkombëtare thekson se studentët kanë ngritur shqetësime për kushtet në universitete, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit. ARTIKULLI I PLOTË: Mijëra studentë nga Universiteti i Tiranës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë, dolën sot në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre të thellë lidhur...
Burimi:
zeri.ai