Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Restaurimi i Manastirit të Ardenicës, çfarë propozojnë historianët
👁5027
Restaurimi i Manastirit të Ardenicës ka nisur prej një muaji dhe muret rrethuese janë duke u përforcuar të parat. Është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që mbështet punimet në tërësi dhe që dha alarmin për ndërhyrje urgjente. Për shkak të kohës, muret nisën plasaritjet dhe çarjet më të mëdha u shkaktuan nga tërmeti i 2019-s. Pjesa perëndimore e Manastirit pësoi rrëshqitje dherash dhe në këtë pikë u vendos që nisja e punimeve restauruese ishte e domosdoshme. Historiani Niko Ferro thekson se është bërë kërkesa për rindërtimin e bibliotekës, e cila u dogj në 1932. Ky manastir është më i vjetri...