Reshjet e dendura pushtojnë vendin, Tirana paralizohet nga trafiku
Reshjet e dendura të shiut dhe shtrëngatat që kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar kanë sjellë probleme në disa zona të vendit, duke vështirësuar qarkullimin rrugor dhe shkaktuar problematika me infrastrukturën dhe furnizimin me energji elektrike. Tirana është ndër zonat më të prekura nga situata e krijuar, ku moti i keq ka përkeqësuar ndjeshëm trafikun që në orët e para të mëngjesit. Fluks i lartë automjetesh dhe radhë të gjata janë regjistruar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, përfshirë Unazën e Madhe, Laprakën, Don Boskon, Ali Demin, Astirin dhe Saukun. Qindra qytetarë janë përballur me vonesa të konsiderueshme në lëvizje, ndërsa në disa segmente rrugore qarkullimi është zhvilluar me vështirësi për shkak të trafikut të rënduar dhe reshjeve të vazhdueshme. Problematika janë evidentuar...
Burimi:
gijotina.com