Burimi:
Javanews.al

Reshjet e dëborës zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit në Dibër, probleme në rrugën e Arbrit
👁8600
Reshjet e dëborës në qarkun Dibër kanë zbritur deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ku kanë nisur të shfaqen edhe problematika. Aksi rrugor në të cilin kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes është ai i rrugës së Arbrit. Më problematike situata paraqitet në Bulqizë dhe Maqellarë ku ka prani të dëborës në asfalt. Në orët e pasdites intensiteti i reshjeve është shtuar. Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes për të shmangur aksidentet e mundshme. Situata mund të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero.