Renditja e Kategorisë Superiore/ Kreu nuk ndryshon, Teuta “zhytet” në garën për mbijetesë

Renditja e Kategorisë Superiore/ Kreu nuk ndryshon, Teuta “zhytet” në garën për mbijetesë

Kategoria Superiore vazhdon të dhurojë surpriza në këto javë të mbetura të sezonit të rregullt. Java e 34 e zhvilluar e gjitha këtë të shtunë me ndeshjet që u luajtën në të njëjtën orë regjistroi rezultate vërtet të habitshme ku sërish ato që vunë diktatin e tyre ishin skuadrat që luftojnë për mbijetesë Kështu në Arenën e Demave, Partizani që synon zonën e Final Four u turpërua nga Flamurtari i vendit të fundit 1-4 dhe mbetet në vendin e pestë duke parë Dinamon që t’i shkëputet në vendin e katërt pas fitores që skuadra e Ilir Dajës mori ndaj Egnatias, një prej skuadrave që e kanë prerë tashmë biletën për në këtë fazë. Kreu i klasifikimit nuk ndryshon, pasi si Vllaznia ashtu edhe Elbasani, dy...