ReMusica shënon 25-vjetorin me edicionin jubilar “CONTINUUM”

ReMusica shënon 25-vjetorin me edicionin jubilar “CONTINUUM”

ReMusica Festival shënon këtë vit 25-vjetorin e themelimit, duke sjellë edicionin jubilar me temën “CONTINUUM”, i cili do të zhvillohet nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026. Përmes këtij edicioni, festivali kremton një çerek shekulli të evolucionit artistik, inovacionit dhe dialogut kulturor, duke rikthyer në fokus një nga themelet e identitetit të tij: muzikën bashkëkohore dhe eksperimentimin artistik, përcjell KultPlus. Që nga fillimet në Prishtinë në vitin 2002, ReMusica është shndërruar në një nga platformat e rëndësishme të muzikës bashkëkohore dhe klasike në Kosovë e në Evropën Juglindore. Gjatë 25 viteve, festivali ka krijuar ura mes artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, brezave të ndryshëm, traditës dhe inovacionit, duke mbështetur njëkohësisht krijuesit e rinj, edukimin muzikor dhe bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin...