Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

Pavarësisht digjitalizimit, me shërbimet “një klikim larg”, administrata shqiptare vijon të shtohet. Në fund të vitit të shkuar, në 61 bashkitë e vendit pati gati 40 mijë të punësuar, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë. Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke ulur numrin e punonjësve dhe, rrjedhimisht, duke kursyer para, qeveria ndërmori në vitin 2014 reformën “Administrative-Territoriale”. Zyrtarë nga shumica qeverisëse argumentuan se zbatimi i saj do të kursente qindra milionë euro, para që do të shërbenin për përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Por sot, mbi një dekadë më pas, administrata vendore është dyfishuar. Të dhënat nga financat vendore tregojnë se, mesatarisht, një punonjës u kushton aktualisht bashkive gati 68 mijë lekë. Për pozicione të caktuara të nivelit të lartë, kostoja maksimale...