Rekomandime leximi nga Biser Mehmeti
Në rubrikën Rekomandime leximi, mysafir i ObserverKult është shkrimtari, Biser Mehmeti. Ja cilat janë librat që Mehmeti u sugjeron të pasionuarve pas leximit. Leximi ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në mendjen e njeriut. Ndërkaq për shkrimtarin leximi është i domosdoshëm. Ai nuk është vetëm mënyrë për të marrë informacion, por një proces që e ndryshon mënyrën se si mendojmë, ndiejmë, kujtojmë dhe e kuptojmë botën. Kur lexon një roman, mendja krijon vetë fytyrat e personazheve, vendet, ngjarjet dhe atmosferën. Filmi t’i paraqet pamjet, ndërsa libri të detyron t’i krijosh ato në mendjen tënde. Disa libra na qetësojnë, disa na shqetësojnë, disa na bëjnë të mendojmë për gabimet tona, ndërsa të tjerët na ndihmojnë t’i kuptojmë më mirë njerëzit. Disa vepra na e ndryshojnë mënyrën e...
Burimi:
kultplus.com