“Regjimi po shpërbëhet turpshëm”/ Berisha: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet janë “mollë e ndaluar” për të rinjtë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Elbasan “Foltoren e Ripërtëritjes” së PD-së, ku ka folur për situatën ekonomike dhe sociale në vend, duke akuzuar qeverinë për vjedhje, lidhje me krimin e organizuar dhe largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment të veçantë të historisë dhe se regjimi aktual po përballet me një proces “shpërbërjeje të turpshme”. “Jemi në momentet më të veçanta në historinë tonë kombëtare. Jemi në momentet e shpërbërjes së turpshme të një regjimi i cili qeverisi këtë vend i bazuar në vjedhjen e qytetarëve, krimin e organizuar, përzënien e tyre nga vendi”, tha Berisha. Ai vuri theksin te gjendja ekonomike e pensionistëve, duke pretenduar se mijëra prej tyre nuk kanë mundësi të përballojnë...
Burimi:
gijotina.com