Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

GJKKO ka nisur vendosjen e gjobave ndaj avokatëve që po zbatojnë vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat të seancave gjyqësore. Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, lidhur me vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, avokatët e të pandehurve qëndruan në pjesën e publikut të sallës së gjyqit, në respektim të vendimit për bojkot. Bojkoti lidhet me rregulloren e re të GJKKO-së, të cilën Dhoma Kombëtare e Avokatisë e kundërshton, duke e cilësuar antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit të avokatit. Trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka gjobitur me nga 50 mijë lekë mbi 10 avokatë, mes tyre avokatë të zgjedhur nga të pandehurit dhe avokatë të...