Reforma Territoriale/ Zhupa: Deputetët e PS-së votuan si dele, njerëz që as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër deputetët e Partisë Socialiste pas votimit të reformës territoriale, duke i akuzuar se vepruan kundër qëndrimeve që kishin shprehur publikisht. Si kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Zhupa i cilësoi ata si “dele” dhe “kartonë të keqpërdorur nga autokrati”, duke vënë në dukje se 85 deputetë votuan pro ndryshimeve. Zhupa e konsideroi këtë sjellje si shenjë të autokracisë, ku vendos kryeministri dhe deputetët zbatojnë urdhrat e tij, në vend që të përfaqësojnë qytetarët. Ajo theksoi se përfaqësimi politik kërkon përgjegjësi dhe dinjitet, ndërsa akuzoi deputetët e PS-së se kanë shpërfillur vullnetin e elektoratit të tyre. Reagimi Nuk kisha parë, jo si deputete, se 5 vjet kam, por si pedagoge, si njeri që ka studiuar...
Burimi:
gijotina.com