Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

Edhe pse forcat politike nuk dakordësuan për ndarjen e re territoriale në Komisionin e Posaçëm parlamentar, mazhoranca ka avancuar me nismën e saj duke i hapur rrugë nisjes së shqyrtimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve ditën e hënë. Koha e diskutimit të draftit të shumicës në komision është parashikuar të jetë më shumë se dy javë për të mundësuar më pas miratimin në tërësi në seancën plenare të datës 8 tetor. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar draftin e shumicës përmes së cilës synohet reduktimi i bashkive nga 61 në 46. Opozita kërkon që të anulohet ky projekt që redukton 15 bashki duke propozuar shtimin e tyre madje nga 61 që janë aktualisht në 100. Për Partinë Demokratike shumica me draftin e njëanshëm synon të marrë sipas...