Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht për anëtarësimin në BE, duhet proces gjithëpërfshirës
Komisioni Europian kërkon që reforma territoriale të kalojë nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës. Në një deklaratë për Vizion Plus, Komisioni Europian sqaron pozicionin e Brukselit në raport me ndarjen e re territoriale me 46 bashki që pritet të miratohet në muajin tetor. Komisioni vë në dukje se reforma territoriale nuk është kusht për procesin e anëtarësimit në BE, por Brukseli pret që ajo të marrë parasysh qëndrimet e të gjitha palëve, vecanërisht të qytetarëve që preken nga kjo reformë. “Reforma territoriale nuk është një kërkesë për anëtarësimin në BE. Çdo reformë duhet të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha forcave politike dhe palëve të interesuara në Shqipëri, veçanërisht të komuniteteve lokale”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian për Vizion Plus....
Burimi:
vizionplus.tv