Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika (DETAJET)

Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika (DETAJET)

Grupi parlamentar i partisë Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për zbatimin dhe funksionimin e Reformës Territoriale që u votua në një seancë maratonë mes debatesh dhe diskutimesh në Parlament të enjten e kaluar me 85 votat e mazhorancës. Kartoni jeshil sipas socialistëve ishte një vendim politik i partisë, kurse tani pritet të diskutohen edhe detajet se si do të zbatohet ajo, me qëllim që qytetarëve të 15 bashkive që shkrihen të mos u mungojë shërbimi. Nga 61 bashki, në zgjedhjet e 2027 do votohet për 46 të tilla. Opozita ishte kundër, teksa kishte propozuar një draft me 100 bashki. Konkretisht socialistët kërkojnë një komision të posaçëm parlamentar me mandat 9-mujor për reformën territoriale, që do të trajtojë decentralizimin, financat vendore dhe organizimin...