Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka komentuar nga Korça ndryshimet që sjell Reforma Territoriale e miratuar në Kuvend, duke vënë theksin te bashkimi i bashkive Korçë dhe Maliq në një njësi të vetme vendore. Sipas Peleshit, ndarja e re do ta bëjë Korçën bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja, me 1,462 kilometra katrorë, duke lënë pas Elbasanin me një diferencë prej rreth 200 kilometrash katrorë. “Siç e dini, Korça dhe Maliqi bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe 1,462 km², jo vetëm më të madhen, por të shkëputur me 200 km² më shumë nga bashkia pasuese, që është Elbasani”, deklaroi Peleshi. Ai sqaroi se sipërfaqja e madhe e bashkisë së re nuk lidhet me numrin e popullsisë,...