Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur të mbështesë me votë projektligjin për reformën territoriale, pasi të përfundojë shqyrtimi i tij në Komisionin për Ligjet. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar janë dhënë sqarime për shqetësimet e ngritura nga deputetët lidhur me projektligjin. Sipas Ballës, sqarimet janë dhënë nga kolegu Arbjan Mazniku, i cili ka drejtuar Komisionin e Posaçëm për reformën administrativo-territoriale. “Në mbledhjen e grupit parlamentar, nga kolegu Mazniku, që ka drejtuar Komisionin e Posaçëm, janë dhënë përgjigje mbi disa sqarime të ngritura nga kolegë të grupit mbi projektligjin për reformën administrativo-territoriale”, deklaroi Balla. Ai bëri të ditur se vendimi i grupit parlamentar socialist është që, pas përfundimit të...