Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes konsultimit publik
Reforma territoriale dhe mënyra e organizimit të administratës vendore duhet të jenë një vendim i vetë Shqipërisë dhe jo një model i imponuar nga jashtë. Kështu është shprehur nga Pogradeci ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, i cili theksoi se çdo vend ka historinë, traditën dhe nevojat e tij për organizimin territorial. Duke sjellë si shembull edhe Francën, vendin e tij të origjinës, Tarran tha se brenda vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së ekzistojnë modele shumë të ndryshme të organizimit vendor. “Ne nuk kemi një model që e imponojmë dhe që e konsiderojmë se është më i mirë. Çdo vend ka historinë e vet, traditën e vet dhe nevojat e veta”, u shpreh ambasadori. Sipas tij, Shqipëria mund të zgjedhë vetë mënyrën se si do të...
Burimi:
vizionplus.tv