Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Real Madrid vuan ndaj Dortmund, por arrin gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
Një fund i çmendur në duelin mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën spanjolle. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për ekipin e Xabi Alonso, falë golave të Gonzalo Garcia dhe Fran Garcia. Ndërkohë, minutat shtesë të pjesës së dytë rezultuan dramatike, pasi fillimisht Beier ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 93. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjia e Realit me Mbappe, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën 94, duke e çuar rezultatin 3-1, teksa në aksionin e radhës gjermanët fitojnë një penallti, ndërkohë që mbrojtësi Huijsen ndëshkohet me karton të kuq....