Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid po i vjen rrotull Rodri-t, Man. City merr menjëherë masa për të parandaluar largimin e spanjollit
Prej ditësh po përflitet për një interesim tejet serioz të Real Madrid për mesfushorin e Manchester City-t, Rodri-n. Spanjolli është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë që interesi sa vjen e po shtohet nga ana e madrilenëve, Manchester City është i vendosur të shuajë që në fillim çdo mundësi që Rodri të përfundojë duke veshur fanellën e Real Madridit. Klubi anglez, plotësisht i vetëdijshëm për interesin që ka qarkulluar prej javësh rreth mesfushorit spanjoll, ka marrë masa konkrete për të garantuar qëndrueshmërinë e njërit prej shtyllave të ekipit të Pep...