Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro
14 Korrik 2025 16:34 Telesport Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta “Sport” shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse vjen ftesa e duhur. Interesimi për 23-vjeçarin vjen kryesisht nga klube big si Bayern dhe Arsenal. Deri tani, Real Madrid nuk ka marrë ofertë zyrtare. Perez ka vendosur çmimin për sulmuesin brazilian: 100 milionë euro. Rodrygo mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në Madrid nuk shihet si titullar.