Real Madrid e nis me fitore Championsin, mposht Interin në Bernabeo
Real Madrid e nis me fitore aventurën e re në Champions League, duke mposhtur 2-1 Interin në “Santiago Bernabeu”. Një sukses i vuajtur për madrilenët, që shfrytëzuan dy gabime të zikaltërve në pjesën e parë dhe më pas rezistuan përballë reagimit të skuadrës së Jose Mourinhos. “Los Blancos” zhbllokuan sfidën në minutën e 14-të. Një top i humbur nga Curtis Jones dhe një moment pasigurie i Yann Bisseck i dhanë mundësinë Brahim Diaz të shërbente për Kylian Mbappenë, i cili nuk gaboi përballë Josep Martinez. Inter reagoi menjëherë. Një minutë më vonë, Lautaro Martinez fitoi një goditje dënimi pranë zonës, por tentativa e Hakan Calhanoglou u ndal nga një pritje e shkëlqyer e Thibaut Courtois. Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë. Benjamin...
Burimi:
kohajone.com