Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim tjetër këtë merkato, plotësohet dëshira e Alonso-s
5 Korrik 2025 18:26 Telesport Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander-Arnold, Franco Mastantuono, Real Madrid do të bëjë edhe një goditje të fundit për ta mbyllur përfundimisht merkaton për këtë verë. E përditshmja spanjolle “Relevo”, raporton se Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Alvaro Carrera-s nga Benfica, për të cilin ka kohë që po përflitet. 22-vjeçari është profoli i duhur që Xabi Alonso kërkon për të forcuar mbrojtjen dhe sidomos krahun e majtë. Me transferimin e Alvaro Carrera-s, ekipi i Real Madridit mund të quhet i kompletuar dhe do të synojë të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm...