Real Madrid dhe Bayern nisin garën që tani për yllin e madh të Serie A, minimumi duhen 100 milionë euro

Real Madrid dhe Bayern nisin garën që tani për yllin e madh të Serie A, minimumi duhen 100 milionë euro

5 Tetor 2026 19:27 Telesport Pavarësisht se për momentin është i dëmtuar dhe do të mnungojë për disa javë të tjera, Kenan Yildiz vazhdon të jetë objektiv i disa klubeve të mëdha. Corriere dello Sport zbulon se dy klubet më të interesuara për fantazistin turk janë Bayern Munich dhe Real Madrid. Yildiz u largua nga akademia e të rinjve të Bayern Munich me parametra zero në vitin 2022 për t’iu bashkuar Juventusit, ku është afirmuar si një nga futbollistët më premtues në qarkullim. Pavarësisht interesit të Bayernit për ta rikthyer, vetë lojtari ka zbuluar arsyet e largimit nga bavarezët: “Kam qenë këtu për katër vite dhe të gjithë më kanë treguar gjithmonë besim të madh, diçka që më mungonte te Bayerni. Kam qëndruar atje për...