“RE: TOURISM”, AI dhe e ardhmja e turizmit diskutohen në Prishtinë

“RE: TOURISM”, AI dhe e ardhmja e turizmit diskutohen në Prishtinë

Në Prishtinë u mbajt konferenca qendrore për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit, me temën “RE: TOURISM – AI në promovimin e turizmit në Kosovë”, ku në fokus ishte zhvillimi i sektorit të turizmit dhe mundësitë që ofrojnë digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale. Konferenca u hap me fjalimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ministres së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, zëvendësambasadores së Italisë, Chiara Castaldo, si dhe Sekretares së Dytë dhe Menaxheres së Lartë të Programeve në Ambasadën e Suedisë, Sara Lindblom. Programi vijoi me tri panele, të cilat trajtuan aspekte të ndryshme të zhvillimit të turizmit në Kosovë. Paneli i parë, “Turizmi në Kosovë – gjendja aktuale, sfidat dhe perspektiva e zhvillimit”, u përqendrua në situatën e sektorit, sfidat me të cilat përballet dhe...