Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar hetimet ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke u ndalur te arsyet që mund të çojnë një drejtues të shërbimeve inteligjente drejt përfshirjes në spiunazh. I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Kikia ngriti pyetje mbi mënyrën se si mund të jenë përdorur informacionet e mbledhura dhe nëse ato mund të kenë shërbyer për të ndikuar në luftën kundër kriminalitetit. Sipas tij, në raste të tilla mund të ketë tre motivime kryesore: përfitimi financiar, shantazhi ose pasioni. “Për çfarë janë përdorur këto informacione? Për çfarë i merrte ky njeriu, thjesht për kuriozitet? A është përdorur informacioni për të ndikuar luftën ndaj kriminalitetit? Përderisa bëhet fjalë për informacione që lidhet me kriminalitetit, çfarë ka? Operacione, plane, arrestohet ky, përgjohet...