Raportuesi i PE-së për Shqipërinë reagon për përshkallëzimin e protestave në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje palëve të ndalin menjëherë dhunën. Në një reagim në X, Schieder shprehu shqetësimin për përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje. Ai u ndal edhe te kërkesat e të rinjve për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke i cilësuar ato si të drejta dhe të nevojshme. “Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre”,...
Burimi:
javanews.al