Raportime për sjellje të papërshtatshme, Trump shqyrton shkarkimin e ambasadores në Greqi
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas një sërë raportimesh që ngrenë dyshime për sjelljen e saj dhe përdorimin e postit diplomatik. Sipas mediave amerikane, edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, është i pakënaqur me zhvillimet e fundit dhe pritet që administrata të vendosë për hapat e mëtejshëm gjatë kësaj jave. Guilfoyle, ish-e fejuara e Donald Trump Jr., djalit të madh të presidentit amerikan, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka pranuar dhurata luksoze gjatë ushtrimit të detyrës dhe se, përpara konfirmimit të saj si ambasadore, ka kërkuar para nga një donator i afërt me Trump, duke i ofruar në këmbim mundësi kontakti me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Sipas...
Burimi:
javanews.al