Raporti i Progresit, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri përmbush standardet e BE-së

Raporti i Progresit, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri përmbush standardet e BE-së

banka e shqiperise BRUKSEL- Komisioni Evropian ka vlerësuar përputhshmërinë e kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian, duke evidentuar përparimin e vendit në përafrimin e legjislacionit në fushën e politikës monetare. Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, një vëmendje e veçantë i kushtohet pavarësisë së bankës qendrore dhe kufizimeve ndaj financimit monetar të sektorit publik. Sipas vlerësimit të KE- së Shqipëria ka arritur një nivel të lartë përafrimi me legjislacionin evropian në këto fusha. Raporti nënvizon gjithashtu rëndësinë e garantimit të pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë dhe ndalimit të aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Në këtë kontekst Komisioni Evropian evidenton edhe miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë në tetor 2026 si pjesë të...