Raporti i Huawei/ AI do të ndryshojë mënyrën si jetojmë dhe punojmë deri në vitin 2035

Raporti i Huawei/ AI do të ndryshojë mënyrën si jetojmë dhe punojmë deri në vitin 2035

Inteligjenca artificiale pritet të kalojë gjatë dekadës së ardhshme nga chatbot-et dhe asistentët virtualë te sisteme autonome, të afta të marrin vendime, të bashkëpunojnë dhe të veprojnë në botën fizike. Kjo është një nga përfundimet kryesore të raportit të Huawei, “Intelligent World 2035”. Raporti, i hartuar pas më shumë se 200 workshop-eve dhe konsultimeve me mbi 100 ekspertë e studiues, identifikon 10 zhvillime që mund të formësojnë teknologjinë e dekadës së ardhshme. Sipas Huawei, agjentët AI do të evoluojnë nga mjete që ekzekutojnë komanda në partnerë që planifikojnë dhe realizojnë detyra në mënyrë autonome. Programimi, ndërveprimi me pajisjet dhe përdorimi i aplikacioneve pritet të ndryshojnë ndjeshëm, ndërsa zëri, gjestet dhe sistemet multimodale mund të zëvendësojnë pjesërisht ndërfaqet tradicionale. AI pritet gjithashtu të integrohet në robotë...