Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit
Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në fund të gushtit me publikimin e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR. Burime zyrtare nga kjo organizatë i thanë Tv Kombëtar Klan News se po i jepet dora e fundit këtij raporti, i cili përmbledh gjetjet e misionit vëzhgues të udhëhequr nga Ambasadori Lamberto Zannier. Në vlerësimin e saj paraprak, OSBE-ODIHR i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si konkurruese dhe përgjithësisht profesionale, pavarësisht mjedisit politik të polarizuar. OSBE-ODIHR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK-ut, si dhe mekanizmin e ngritur në bashkëpunim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme për...