Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ramadani bëhet me trajner të ri
Lecce ka zyrtarizuar në pankinë Eusebio Di Francescon. Klubi i Serie A do të drejtohet nga trajneri i njohur, deri në 30 qershor 2026. Lajmi është bërë publik së fundmi nga Lecce, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Lecce njofton se menaxhimi i Ekipit të Parë i është besuar Eusebio Di Francescos. Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri më 30 qershor 2026, me rinovim automatik në rast se arrihet mbijetesa”- shkruan Lecce. Me interes të madh pritet të shihet edhe e ardhmja e lojtarëve shqiptarë te kjo skuadër, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.