Rama zbulon pse policia përdori plumbat e gomës: Efektivit iu ça nofulla
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet që, sipas tij, çuan në përdorimin e plumbave të gomës nga policia gjatë protestave në Tiranë. Rama pretendoi se një efektiv policie ishte goditur me një zgarë çeliku, duke pësuar dëmtime në nofull, ndërsa një tjetër efektiv ishte plagosur. Kreu i qeverisë mbrojti ndërhyrjen e forcave të rendit, duke theksuar se forcat speciale RENEA kanë detyrimin të ndërhyjnë kur ka kërcënime. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të shtohen masat ndaj protestuesve të maskuar, ndërsa u shpreh i gatshëm të dialogojë me këdo që dëshiron të komunikojë pa maska. Rama theksoi se përballë akteve të dhunës, sipas tij, do të qëndrojnë shteti dhe institucionet e rendit. “E dini pse ndodhi gjuajtja me plumb gome? Efektivi i policisë mori zarin e...
Burimi:
javanews.al