Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën
Kryeministri Edi Ramaj uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se zgjedhja e Shiroka-Pulës si presidente, vjen në në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin dhe vetë Evropën. “Urime të përzemërta akademikes së nderuar, znj. Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë Evropën. Ju uroj suksese juve dhe Kosovës, Zonja Presidente”, shkruan Rama. Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, në një votim që zgjati 13 minuta pas përfundimit të afatit...
Burimi:
javanews.al