Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

Rama u “nxjerr luanin” socialistëve dhe paralajmëron: Njerëzit e gabuar nuk do të ecin me mua!

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kërcënimin e radhës për të vetët, duke përdorur një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku një luan ecën ndërsa në sfond dëgjohen thënie për njerëzit e gabuar, tradhtinë, vështirësitë dhe forcën që fitohet përmes përballjeve. Rama nuk ka shkruar asnjë koment mbi videon, por koha kur e ka publikuar e lidh postimin me zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, veçanërisht me debatet për reformën territoriale. Mesazhi më domethënës është ai për njerëzit që qëndrojnë pranë, por që nuk duhet të vazhdojnë domosdoshmërisht të njëjtën rrugë. “I kërkova Zotit dashuri. Ai largoi njerëzit nga jeta ime. I hutuar, e pyeta, pse? Sepse jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty. Nuk do të lejoj...