Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë: Është besnike dhe…

Rama tregon tre arsyet pse zgjodhi Spahiun në krye të Shëndetësisë: Është besnike dhe…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë tre arsye që, sipas tij, qëndrojnë pas zgjedhjes së Klodiana Spahiut për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. I pyetur nga “Tirana Examiner” se çfarë e rekomandoi Spahiun për këtë detyrë, Rama e përmblodhi përgjigjen e tij në vetëm tre fjalë: “E përulur, besnike, profesioniste.” Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë pas dorëheqjes së Evis Salës, ndërsa profili i saj profesional e dallon nga një pjesë e paraardhësve të saj. Ajo është mjeke kardiologe dhe ka përvojë jo vetëm në politikë, por edhe brenda sistemit spitalor. E lindur në Durrës në vitin 1973, Spahiu përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës në vitin 1997 dhe më pas u specializua në kardiologji. Ajo ka kryer gjithashtu specializime...