Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar së këtë të diele do të zhvillohet një takim me shqiptarët në Michigan. Ky takim vjen pas vizitës së tij zyrtarë në SHBA. Ai shkruan se mori ftesë nga komuniteti shqiptar në Michigan teksa bëri thirrje për të gjithë ata që duan të bashkohen në takim. “Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkruan Rama.
Burimi:
javanews.al