RAMA S’PYET ASNJE/ MZIU E KA TE QARTE: AI PO BEN VIZATIME ELEKTORALE PER TE FORCUAR PUSHTETIN

RAMA S’PYET ASNJE/ MZIU E KA TE QARTE: AI PO BEN VIZATIME ELEKTORALE PER TE FORCUAR PUSHTETIN

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka kundërshtuar projektin e ri të Reformës Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po e përdor ndryshimin e hartës administrative për të forcuar pushtetin qendror. Mziu tha se reforma e vitit 2015 ka sjellë pasoja negative në zonat rurale, duke përmendur mbylljen e shkollave, qendrave shëndetësore dhe shërbimeve të tjera publike. Sipas tij, këto zhvillime kanë ndikuar në shpopullimin e qindra fshatrave dhe në dobësimin e lidhjes mes pushtetit vendor dhe qytetarëve. Mziu tha se PD ka kërkuar rritjen e numrit të bashkive dhe ka paraqitur dy alternativa, me 94 dhe 97 njësi vendore. Ndërsa për propozimin aktual të mazhorancës, ai pretendon se ulja e numrit të bashkive sjell më shumë centralizim. “Kur ka një mazhorancë me 84 vota, ai...