‘Rama si diktator, përdor ligjin për të shtypur revoltën’/ Boçi: Qeveria teknike, kusht për zgjedhje të lira…
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në SYRI TV në një intervistë me gazetaren Sibora Bitri, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor çdo mekanizëm për të mbajtur pushtetin, nga blerja e votave dhe bashkëpunimi me krimin, deri te penalitetet ligjore për të ushtruar presion ndaj protestuesve. Boçi theksoi se protesta duhet të vijojë deri në largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nënvizoi gjithashtu se PD duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke kërkuar një proces elektoral pa manipulime, presione dhe përdorim të administratës në funksion të pushtetit. Boçi: Për të mbajtur karrigen Rama e ka dëshmuar se blen vota, bashkëpunon me krimin, përdor administratën, patronazhimin...
Burimi:
syri.net