Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Qeveria po përgatit një riorganizim të rëndësishëm të institucioneve që administrojnë çështjet e pronës në Shqipëri. Përmes një projektligji të hedhur për konsultim publik, parashikohet shkrirja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP), duke i bashkuar funksionet e tyre në një strukturë të re, e cila do të quhet Agjencia Shtetërore e Pronës (ASHP). Nisma synon të ndryshojë mënyrën se si organizohet administrimi i pronave dhe trajtimi i çështjeve që lidhen me regjistrimin, dokumentacionin, legalizimet dhe kompensimin e pronarëve. Sipas projektligjit, procesi i riorganizimit do të shoqërohet me transferimin e përgjegjësive, dokumentacionit dhe procedurave që aktualisht janë nën administrimin e dy institucioneve. ASHP, një strukturë e re për administrimin e pronave Me krijimin e ASHP-së, një pjesë e konsiderueshme...
Burimi:
javanews.al