Rama sfidon protestuesit: Nuk kam zgjedhur pasardhës, kur të dal nga ajo zyrë do të shpëtoni nga mua!

Rama sfidon protestuesit: Nuk kam zgjedhur pasardhës, kur të dal nga ajo zyrë do të shpëtoni nga mua!

Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nuk do të jetë ai që drejton intervistën, por do t’u përgjigjet pyetjeve të drejtuara ndaj tij. Në një fragement të shkurtër për të prezantuar episodin, ai ndalet te disa prej temave më të diskutuara të aktualitetit politik. Një prej deklaratave të Ramës lidhet me pasardhësin e tij politik. Ai shprehet se nuk ka ndërmend të zgjedhë një person që do ta pasojë në drejtimin politik. “Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai duhet të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë”, deklaron Rama. Ai ka komentuar gjithashtu situatën...