Rama sërish me gur me vete: Ky ndan dy anët e kësaj historie, përcakton ku fillon e drejta e shtetit

Rama sërish me gur me vete: Ky ndan dy anët e kësaj historie, përcakton ku fillon e drejta e shtetit

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve. Rama ka folur sërish për protestat e ditëve të fundit ku janë përfshirë studentë dhe gjimnazistë. Kreu i qeverisë ka marrë sërish një gur me vete në takim, ku u cilësoi si 'një armë' që mund të shkaktojë tragjedi. Sipas Ramës, guri përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar. Edi Rama: Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese e pamohueshme. Por këtu flasim për ushtrimin e dhunës, kam marrë përsëri me vete gurë, dhe kur imagjinon peshën që merr kur gjuhen drejt trupave të policisë është armë që mund të shkaktojë...