Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!
Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht takimeve të shumta në të gjithë vendin, qeveria ka munguar aty ku qytetarët kanë pasur problemet e tyre konkrete. Duke folur për “Pasqyrë Albania”, ai tha se qeveria duhet të përballet me të metat e veta dhe, nëse nuk arrin të përmirësohet, “duhet të hapë krahun”. “Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot. Pasqyrë Albania nuk është pasqyrë ku qeveria apo të treja pushtetet, në rast se futen në Pasqyrë, shfaqen bukur para qytetarit. Është një pasqyrë ku qytetari e sheh qeverinë siç është. Një qeveri që nuk i duket bukur qytetarit në pasqyrë, duhet të përballet me testin e aftësisë së vet dhe me sfidën që të përmirësojë pamjen e...
Burimi:
argjiroja.net