Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë masash të reja për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, pas shqetësimeve për rritjen e dhunës mes të rinjve. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për mësimet e javëve të fundit dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, Rama foli për përgjegjësinë e familjeve, mbështetjen sociale dhe kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit. Ai bëri të ditur se do të nisë një diskutim me prindërit, mësuesit dhe shkollat për vendosjen e kufizimeve të moshës në platformat sociale, ndërsa propozoi edhe penalitete financiare për familjet në rastet kur fëmijët shkaktojnë dëme. Kryeministri theksoi gjithashtu nevojën për më shumë mbështetje për...
Burimi:
ntv.al