Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë
Takimi i sotëm i Ramës me Ursula Von der Leyen është pritur me protesta nga një grup i vogël protestuesish, që janë grumbulluar para Kryeministrisë. Policia është vendosur me forca të shumta për të ndalur avancimin e tyre dhe pengimin e zhvillimit të takimit. Në këto momente ka një situatë të tensionuar, pasi policia ka bërë një ofensivë për të evituar përparimin e protestuesve. Nga ana tjetër, rreth 500 metra distancë, Von der Leyen është pritur me ceremoni nga kryeministri Rama.
Burimi:
javanews.al