Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se javën e ardhshme pritet të pranohet drafti i parë i strategjisë nga grupi punues për Ligjin për Specialen, si dhe drafti i parë i ligjit nga ekspertët. Duke komentuar Ligjin për Specialen, i cili ka ardhur në Kuvend, Kurti ka thënë se ai është hartuar si rezultat i pakënaqësisë lidhur me aktgjykimin, duke shtuar se që nga fillimi kishin shprehur rezervat e tyre për të. “Nga pakënaqësia lidhur me aktgjykimin erdhi edhe shkrimi i shpejtë i atij ligji, për të cilin patëm shprehur rezervat tona. Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në...
Burimi:
syri.net