No Image Available

Rama për të miturit në protestë: Nesër mund të dhunojnë mësuesit dhe pedagogët

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për ngjarjet e fundit dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi me Shoqërinë Civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te qasja e një pjese të shoqërisë ndaj dhunës në protestën e ditëve të fundit, duke deklaruar se ajo është relativizuar dhe justifikuar. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, dhuna është paraqitur në publik, duke u shoqëruar me keqinformim dhe keqedukim. “Jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese, të qasjes së një pjese të shoqërisë ndaj një tabuje që është për të gjitha demokracitë, që është dhuna. Kemi parë sesi është relativizuar, sesi është justifikuar dhe himnizuar....