Rama për protestën: Nesër mund të dhunojnë mësuesin dhe pedagogun
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga tryeza e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ka komentuar protestat e zhvilluar nga studentët javët e fundit. Kreu i qeverisë përsëriti se pjesëmarrja e fëmijëve në protesta të dhunshme është për t’u dënuar. Rama thkesoi se dhuna është relativizuar, justifikuar dhe madje himnizuar. Edi Rama: Kemi parë sesi dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues, duke u kthyer në një stigmë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që të gjithë dhunuesit e institucioneve, shkollave, lirisë dhe të drejtës së gjithkujt për të pasur një qëndrim ndryshe, për të qëndruar dhe për të bërë mësim, kanë marrë një status qytetarie dhe imunitet mediatik si përçues të një përpjekjeje të admirueshme për të përmbysur një sistem. Kjo...
Burimi:
zeri.ai