Rama për “Flamingo Mirror”: 127 mijë kërkime në orët e para dhe 122 sulme kibernetike

Rama për “Flamingo Mirror”: 127 mijë kërkime në orët e para dhe 122 sulme kibernetike

Mbi 127 mijë kërkime janë regjistruar në platformën “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” gjatë 24 orëve të para nga lançimi i saj. Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se platforma ka regjistruar gjithashtu 3,397 kërkime për faqe dhe 49 pyetje të reja. Sipas Ramës, gjatë të njëjtës periudhë janë evidentuar edhe 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat, sipas tij, janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme. Kryeministri e cilësoi hapjen e platformës si nisjen e një “epoke të re transparence”, duke theksuar se kjo është vetëm faza e parë e funksionimit të saj. Në reagimin e tij, Rama deklaroi se “Flamingo Mirror” synon të vendosë përballë njëra-tjetrës të dhënat dhe faktet e qeverisjes me pretendimet dhe akuzat...