Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës: Për të shkuar në auditor duhet të kaloje në një pazar qoftesh
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku theksoi rëndësinë e transformimit të këtij institucioni në një qendër ekselence rajonale për arsimin dhe kërkimin shkencor në fushën bujqësore. Ai nënvizoi ambicien për ta kthyer UBT-në në antenën rajonale të universitetit prestigjioz austriak BOKU deri në vitin 2030, ndërsa bëri një përmbledhje të historisë së universitetit, nga koha e lavdisë deri te periudhat e degradimit, duke e cilësuar reformën aktuale si një kthesë të vërtetë evropiane për të ardhmen e arsimit bujqësor në Shqipëri. “Në asnjë universitet në Shqipëri nuk...